Real Madridi nuk ka pranuar ende ndonjë ofertë për Cristiano Ronaldon dhe nuk do të shes yllin e tyre për më pak se 200 milionë euro.
Një raport i detajuar në ‘El Mundo’ citon se si pozita e klubit në kapitenin e Portugalisë, i cili ka kontratë me kampionin e Evropës deri më 2021, nuk ka ndryshuar, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo ka një klauzolë të blerjes prej 1 milionë euro, e cila i jep kontroll të plotë Madridit rreth të ardhmes së lojtarit dhe deri në momentin kur një ofertë “shumë atraktive” të arrijë, ai nuk do të largohet.
Ballina e edicionit të sotëm (e premte) e ‘Marcas’ insiston se si ish ylli i Manchester United ishte “serioz” rreth qëllimeve të tij për largim këtë verë pas një “vendimi të pakthyeshëm” sipas gazetës së madhe ‘Record’ në Portugali.
33-vjeçari në të kaluarën ka insistuar se ai dëshiron të largohet nga Madridi, ku u transferua para nëntë viteve, por transferimi nuk është finalizuar asnjëherë.
Ish sulmuesi i Sporting CP dhe United është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Madrid pasi ka realizuar 450 gola brenda 438 paraqitje në klub./arbresh.info/
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri