Thaçi: Lidhja e Prizrenit është organizata më e rëndësishme për popullin shqiptarë

10:49 | 8 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Lidhja Shqiptare e organizuar nga të dy akademitë e popullit tonë disa vite pas është koha që shkencëtarët të fillojnë dhe të shqyrtojnë këtë histori.

“Të dy akademitë tona mundë të veprojnë në kushte shumë më të volitshme se vite më parë tash s’ka më diktaturë. Lidhja e Prizrenit ishte veprim i situatës politikë në atë kohë. Në atë kohë shumica e trojeve shqiptarëve ju jepeshin shteteve fqinje dhe kishte vazhdimisht kërcënime për copëtimin e trojeve shqiptare.

Lidhja e Prizrenit është organizata më e rëndësishme për popullin shqiptarë, kryengritje të shumta dhe memorandume e karakterizuan Lidhjen e Prizrenit. Pikërisht në atë kohë vunë themelet e rëndësishme territoriale. I jemi mirënjohës atyre personave  të cilët ndryshuan gjendjen e shqiptarëve duke marrë vendime të rëndësishme, nuk ka si të harrojmë Avdyl Frashërin,  Ymer  Prizrenin, Sylejman Vokshin të cilët bënë arritje të madhe dhe ndryshim të gjendjes së popullit shqiptarë. Padrejtësisht shumë troje mbetën jashtë Shqipërisë siç është Kosova”.

Tutje ai tha së pas një shekulli torturë Kosova arriti të krijoj shtetin e saj dhe të çlirohet.

“Pas këtyre viteve në jemi duke shkuar drejt Integrimeve Evropiane, Shqipëria është anëtarë e NATO-s ndërsa ne jemi duke  punuar për të hyrë në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme