Raportohet që Davide Astori nuk ka vdekur në gjumë dhe ka pasuar takikardi – një normë e rrahjeve të zemrës që tejkalon normalen.
Sipas një raporti nga ‘Corriere della Sera’, Astori nuk ka ndërruar jetë derisa ishte duke fjetur si pasojë e rrahjeve të dobëta të zemrës deri në ndalje, transmeton portali arbresh.info. Gazeta shpjegon që stafi mjekësor ka kryer autopsinë te mbrojtësi dhe ka zbuluar se ka ndodhur e kundërta – rrahjet e zemrës kanë tejkaluar normalen.Përveç kësaj, kapiteni i Fiorentinas “do të ishte zgjuar” dhe “mund të kishte shpëtuar vetën” nëse do të kishte dikë afër në dhomën e hotelit për të thirrur stafin mjekësor.
“Nuk mund të parashikoj ndonjë gjë”, ka thënë prokurori Antonio de Nicola. “Unë mund të them vetëm se një dosje për persona të panjohur është hapur. Kolegët e mi janë duke studiuar dokumentin”
“Ne do të marrim vendim së shpejti pasi puna jonë është kryer sa i përket vazhdimit të hetimit ose raportit”
Astori humbi jetën tragjikisht më 4 mars, vetëm katër orë para ndeshjes së Fiorentinas kundër Udineses./arbresh.info/
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...