Luis Figo tregon pse Cristiano Ronaldo duhet të vazhdoj në Real Madrid

10:17 | 8 Qershor 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo duhet të qëndrojë në Real Madrid për shkak të gjërave që klubi i ka dhënë atij në të kaluarën.

Kjo është pikëpamja e ish yllit të Real Madridit dhe Portugalisë, Luis Figos, transmeton portali arbresh.info.Sugjerime të shumta thonë se Ronaldo mund të jetë në prag të largimit nga Bernabeu këtë verë derisa rikthimi në Manchester United vazhdon të shihet si një mundësi. Superylli ka fituar pesë Topa të Artë – një prej tyre në Old Trafford, dhe ka ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve tri herë radhazi në Real Madrid.

Ronaldo ka siguruar një numër të madh çmimesh individuale dhe me skuadër gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin spanjoll dhe Figo beson se kjo duhet të ndalojë atë.

“Shpesh, ajo që dëshironi apo ajo që do të bëni nuk varet vetëm nga ju, por në shumë faktor të tjerë që shumica nuk i kuptojnë”, ka thënë fillimisht Figo. “Por, Ronaldo është në klubin më të mirë në botë dhe unë mendoj që ai duhet të përfundoj karrierën e tij këtu”

“Si diçka logjike për të, tashmë është shfaqur ajo që ka fituar dhe ajo që ka bërë në Madrid nuk do të kishte ndodhur diku tjetër”

“Madridi i ka dhënë atij shumë prestigj dhe kjo i ka ndihmuar atij të fitoj çmime individuale”

Në rast se Ronaldo largohet nga Real Madridi, klubi mund të sjellë superyllin brazilian Neymar këtë verë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme