Google ADS

Qëlloi për vdekjen ish të dashurën, ndërron jetë në spital 31-vjeçari

10:13 | 8 Qershor 2018
Arbresh.info

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 31 vjeçari nga kalimashi i Kukësit, Xhafer Mata.

Ai mëngjesin e sotëm qëlloi për vdekje me pistoletë ish-të dashurën, Xhuljeta Çuni, 19 vjeçe nga Vinjolli i Matit pot me banim në Tiranë dhe më pas veten me një plumb në kokë.

Vajza e re, ndërroi jetë në vend, ndërsa autori u nda nga jeta sipas Opinion rreth 1:30 minuta pas ngjarjes në spital. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 08:30 në rrugën Don Dosko, në trotuar përpara shtëpisë ku banonte e reja. Nga të dhënat e para thuhet se ata kanë qenë të lidhur por muaj e fundit, 19 vjeçarja i kishte dhënë fund. Ndarja dyshohet se e ka çuar Matën drejt aktit ekstrem./blitz.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme