Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, u ka vënë sanksione gjashtë liderëve të rrjeteve të trafikimit me njerëz në Libi, duke shënuar herën e parë që trafikantët shtohen në listën e sanksioneve ndërkombëtare.
Në mesin e të listuarve janë katër libanezë, duke përfshirë udhëheqësin e njësisë së rojes bregdetare rajonale dhe dy persona nga Eritrea.
Sipas mediave te huja, kontrabandistët kanë shfrytëzuar pasigurinë në Libi për të bartuar qindra mijëra migrantë përmes detit në Evropë.
Disa migrantë janë vendosur në qendra të ndalimit dhe janë goditur nga trafikantët.
Sanksionet, të cilat u ndalojnë këtyre personave udhëtimin global dhe ngrirjen e aseteve, janë si rezultat i një propozimi holandez të përkrahur ndërkombëtarisht.
Propozimi është prezantuar më 1 maj, mirëpo është zvarritur nga Rusia, e cila ka kërkuar analizimin e të dhënave kundër gjashtë personave.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty