Google ADS

Çfarë është Helikobakter Pylori, si diagnostikohet?

09:30 | 8 Qershor 2018
A. B.

Heliko bakter Pylori është një bakterie që atakon stomakun dhe zorrën dymbëdhjetë gishtore. Helico – do të thotë spirale, dhe pikërisht nga forma spirale që ka bakteri e lejon të depërtojë në mukozën e stomakut gjithashtu edhe të përshtatet me lëngjet gastrike.

H. Pylori është  një  nga  bakteriet  më  të  shpeshta  të  stomakut,që  sipas   statistikave  rreth  gjysma e  popullatës  së  botës  janë  të  prekur  nga  ky  infeksion.

Rruga  e  infektimit  me  H. Pylori  është  oralo-orale, dhe  fekalo-orale,ndërsa  rruga  e marrjes  së  infeksionit  është  ushqimi  dhe  uji   i kontaminuar  nga  fekaliet. Nga  kjo  bakterie  preken  moshat   adulte  kryesisht  por  edhe  moshat  pediatrike, gjithashtu  të  dy  gjinitë:  femra  dhe  meshkuj, por  shpeshtësia  e  infektimit  është më e madhe   tek  femrat.

2. Shenjat  dhe  simptomat   më  të  shpeshta  klinike nga  H.pylori  janë:
•    Nauze ose  mundim – ndjenjë për të  vjellur
•    Gromësirë
•    Ndjenjë e djegësimit
•    Ndjesi e fryerjes
•    Vjellje
•    Gjithashtu  shenja  të  tjera   të  sistemit  gastrointestinal, por  varësisht nga  prezenca e  gjatë  dhe  e  pa  mjekuar, mund  të    japi  shenja  edhe  në  sisteme  tjera, si  pasojë e  rënies së imunitetit. Shpesh    herë  ndodh    që  H.Pylori  është  prezent  por  nuk  manifestohet me  shenja  klinike.

Si  mund  të  diagnostifikohet  H.Pylori?

Testet  laboratorike kanë rëndësi  të  veçantë në diagnostifikim të H.Pylori dhe qasje me  terapi, gjithashtu  edhe  parandalim  të  komplikimeve:
– Titri i  H.Pylori  përmes  testeve serologjike, ka  rëndësi në  fillim  të  identifikimit  të  infeksionit, por  nuk  ka  rëndësi gjatë  trajtimit  ose  edhe  pas  trajtimit  të  H.Pylori, pasi  që  antitruptat  do  qëndrojnë  gjatë pozitiv, me  muaj  ndoshta edhe  me vite.

3. – Urea Breath H.pylori,Carbon – 13 (testi i ureazës përmes  frymëmarrjes), njihet  edhe  si testi  i  artë për  diagnostifikim të H.pylori por  edhe  ndjekje  gjatë/pas  trajtimit,pasi që koncentrimi  i  karbonit  të  markuar është i lartë ose  testi  rezulton   pozitiv  vetëm  nëse  është prezent ureaza  në  stomak/lukth,reaksion  ky  që  është  i mundshëm  vetëm kur kemi  prezencë  infeksioni me H.Pylori në  shumë  raste H.Pylori ka rezistencë  në  terapi, dhe  egzaktësinë  më  të  madhe e ka testi i ureazës  përmes  frymëmarrjes, prandaj  në  vendet  e zhvilluara  ndjekja  në  vazhdim  e H.Pylori  bëhet  përmes  këtij  testi, i cili  ka   disa   rregulla   paraprake : pacienti duhet  të  jetë  esëll, të  mos ketë përdorur  terapi për  një  kohë  të caktuar para  bërjes  së  testit etj,  për  të  pasur  një  rezultat  sa  më të  saktë.

– Antigjeni  në feces, ka  vlerë  sidomos  pas  trajtimit  me  terapi  për H.Pylori, dhe  nëse është  fillimi  i infeksionit  me H.Pylori sidomos në  stade të  hershme.
– Biopsia përmes  endoskopit, bëhet  nga  ana e gastroenterologut.

Komplikimet  e H.Pylori  janë: ulçera gastrike, ulçera peptike, gastriti, më rrallë
edhe  tumori  i stomakut,etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme