Fitimet e bizneseve shqiptare në 4-mujorin e parë 2018 ishin 20 milionë euro më të ulta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave gjatë periudhës janar-prill 2018 janë arkëtuar 13, miliardë lekë ose rreth 390 milionë lekë më pak se katërmujori i parë vitit 2017. Kjo është hera e parë që nga viti 2012, që të ardhurat nga tatim fitimi kanë ardhur në ulje në vlerë absolute, ndonëse që nga 1 janari 2014, tatimi mbi fitimin u rrit nga 10 në 15%, çka do të thotë se bizneset kanë paguar mesatarisht 50% më shumë tatim fitim në vlerë.
Duke marrë në konsideratë se tatimi mbi fitimin e është 15 për qind, ekonomia shqiptare ka realizuar 2.6 miliardë lekë fitime (20 milionë euro) fitime më pak se katërmujori i vitit të kaluar.
Ekspertët pohojnë se rënia e fitimeve vitin e kaluar ka qenë më e dukshme tek bizneset e prodhimit të energjisë. Thatësira e tejzgjatur e vitit të kaluar ka qenë problematike në prodhimin energjisë nga HEC-et private dhe publike. Bizneset e këtij sektori gjeneruan më pak të ardhura nga shitjet e për rrjedhojë patën fitime më të ulta.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike raportoi se ka mbyllur vitin 2017 me një humbje prej 1.2 miliardë lekësh.
OSHEE u detyrua të shpenzonte për blerjen e energjisë dhe transmetimin 14.2 Miliard Lekë, shumë kjo më e lartë se planifikimi fillestar. Për aktivitetin financiar të 2016es kompania raportoi një fitim prej 18.7 miliardë lekësh.
Kursi i këmbimit konsiderohet një faktor tjetër. Eksportuesit pohojnë se arkëtimet nga shitjet kanë rënë me gati 10 për qind dy vitet e fundit si pasojë e forcimit të lekut ndaj euros, duke sjellë kështu fitime më të ulta për bizneset që kanë shitur të njëjtën sasi malli jashtë vendit.
Gjatë katërmujorit të ardhurat nga tatimi mbi fitimin ishin 2.9 për qind më të ulta se një vit më parë, duke e ndikuar kështu negativisht përformancën fiskale në të kë periudhë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të ardhurat e përgjithshme u rriten me vetëm 2.3 për qind në katër mujor, me një ritëm shumë më të ulët se vitin e kaluar, madje më të ulët sesa ritmet e rritjes ekonomike, që janë afër 4%. Vetëm nga tatimet e doganat rritja ishte 3.4%, sërish më e ulët se rritja ekonomike.
Tatimi mbi fitimin është në nivelin 15 për qind dhe paguhet çdo tremujor ose çdo muaj në formë paradhënie gjatë vitit, bazuar në këste mujore.
Administrata tatimore, bazuar në të dhënat e deklaratës së fitimit të tatueshëm të vitit paraardhës, dorëzuar nga tatimpaguesi brenda datës 31 Mars të vitit vijues, llogarit këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin për periudhën Prill –Dhjetor të vitit vijues dhe për periudhën Janar –Mars të vitit të ardhshëm.
Këstet mujore të paradhënieve të tatimit mbi fitimin, për periudhën Prill –Dhjetor të vitit vijues dhe për periudhën Janar –Mars të vitit të ardhshëm, i njoftohen tatimpaguesit brenda datës 30 Prill të çdo viti./Monitor
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...