Google ADS

Marcelo: Ronaldo nuk është pronar i Real Madridit, Neymar i mirëpritur në Bernabeu

09:08 | 8 Qershor 2018
Arbresh Info

Marcelo ka thënë se dera është gjithmonë e hapur për superyllin Neymar që t’i bashkohet Real Madridit duke insistuar se Cristiano Ronaldo nuk është pronar i kampionit evropian.

E ardhmja e sulmuesit të Paris Saint Germain, Neymarit, dhe fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, Cristiano Ronaldos, është duke dominuar në kryetitujt e gazetave para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi, transmeton portali arbresh.info.Edhe pse Marcelo dëshiron që Ronaldo të vazhdoj qëndrimin në kryeqytetin spanjoll, mbrojtësi brazilian ka thënë se 33-vjeçari nuk vendos nëse bashkëlojtari i tij te skuadra kombëtare, Neymar, do të arrijë apo jo në Bernabeu.

“Cristiano Ronaldo nuk e posedon Real Madridin”, ka thënë Marcelo gjatë një konference për shtyp te Brazili. “Nëse presidenti [Florentino Perez] e do dikë, ai do ta zgjedh. Nuk është se Neymar nuk mund të transferohet për shkak se Cristiano është në skuadër”

“Unë dua që Cristiano të qëndroj, të gjithë lojtarët e duan këtë, por kjo gjë nuk ka të bëjë aspak me të tjerat. Real Madridi ka gjithmonë hapur derën për Neymarin. Lojtarët më të mirë në botë duhet të luajnë në Real Madrid”

“Tashmë e kam thënë këtë disa herë, dy apo tri herë. Mendoj që një ditë Neymar do të luaj në Real Madrid. Nuk e di se kur”

Marcelo luajti 59 minuta në fitoren 2 me 0 të Brazilit kundër Kroacisë ditë më parë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme