Nëse nuk keni mundësi të paguani palestrën, ndonëse dëshira për trup seksi është e madhe, atëherë nuk keni nevojë të brengoseni.
Kjo pasi ka shumë ushtrime efektive që mund të bëhen në kushte shtëpie, e përmes së cilave trupi yt do të duket i formësuar e seksi.
Më poshtë gjeni disa ushtrime të shoqëruar me dietë, përmes së cilave ju mund të humbni kilet që mendoni se janë të tepërta në trupin tuaj.
Gjimnastika periodike
Në pjesën e parë të këtij ushtrimi bëni një nxehje të mirë, për të vazhduar me tempo të ngadaltë. Filloni duke ngjitur shkallët fluturimthi (pjesa e shpejtë) pastaj zbrisni poshtë (pjesa e ngadaltë).
Shembull tjetër është të vraponi për një minutë mbi shiritin vrapues ose të ecni në një tempo të caktuar pastaj një minutë më vonë të ecni në një temp më të ngadaltë. Gjatë 20 minutave realizoni një ndërthurje mes tempit së shpejtë dhe të ngadaltë. Ky lloj ushtrimi do të jetë më efektiv se vrapimi i shpejtë për 30 minuta.
Stërvitja e rezistencës
Duke përdorur pajisje si shiritat e qëndresës apo pesha të ndryshme mund të përforconi muskujt dhe t’i bëni më elastikë. P.sh përkulja muskulore realizohet në këmbë apo ulur, pa lëvizur shpatullat , duke sjellë krahët e përkulur në bërryla në nivelin e fytyrës. Mund të uleni dhe ngriheni duke përdorur shiritat e rezistencës.
Ecja
Një nga ushtrimet më të thjeshta e më të shpeshta padyshim që është ecja, e cila nuk kërkon asnjë lloj pajosje apo ushtrim. Këtë lloj mund ta praktikoni kur të doni dhe ku të doni. Pos dobisë që sjell për zemrën tuaj ecja ndihmon edhe në përforcimin e këmbëve. Rëndesa e kyçit të këmbës apo të dorës e vështirëson atë. Për të përshpejtuar hapat duhet të ecni më shpejt.
Përforcimi i muskujve të barkut
Pothuajse të gjithë e dinë sesi bëhet ky ushtrim. Ushtrimi shërben për të zhvilluar dhe forcuar muskujt në zonën e barkut. Përveç kësaj është një ushtrim që mund të bëhet pa ndihmën e ndonjë mjeti. Shtrihuni në shpinë dhe këmbët mbajini drejt. Vendosini duart pas koke dhe përpiquni të ngriheni aq sa të largoni shpatullat nga toka. Qëndroni dy tre sekonda në këtë pozicion dhe pastaj kthehuni përsëri në fillim. Asnjëherë mos i hiqni duart nga koka sepse mund të keni probleme me qafën.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...