Dashi
Mos merrni iniciativa të reja pasi nuk është dita e duhur për ta bërë një gjë të tillë.
Do të lini pas shpine dembelizmin dhe dëshirën për të bërë gjëra të reja.
Për të gjithë ata që janë familjarë, këshillohet të përqendrohen tek rrugët për të arritur suksesin.
Demi
Argëtimi juaj do të jetë prezent vetëm nëse nuk parashikoni të shkoni në ndonjë event. Mos u trembni nga ndryshimet e menjëhershme, por thjesht përfshihuni në to. Është koha e duhur për të bërë një pushim dhe për të shijuar qetësinë.
Binjakët
Jeni duke kërkuar pak pushi? Epo, kjo është dita e duhur për ta bërë, ndaj mos hezitoni.
Uleni ritmin dhe mundohuni të gjeni qetësinë dhe relaksimn edhe tek gjërat e vogla. Gjatë kësaj dite do të ketë më shumë rëndësi për ju një proces sesa një rezultat i arritur.
Gaforrja
Do t’ju duhet të punoni fort gjatë kësaj dite. Nevoja juaj për rehati dhe qetësi do të jetë e madhe sot. Edhe pse do të mundoheni t’ia plotësoni dëshirën vetes, nuk do t’ia dilni dot me sukses. Nëse nuk jeni duke kërkuar qetësinë në familje, argëtohuni me miqtë në mbrëmje.
Luani
Shumë gjëra do t’ju kthehen pas gjatë kësaj dite. Mos tregoni rezistencë dhe mos u përpiqni të jeni të pathyeshëm. Nëse mundni, tregoni anën tuaj emocionale dhe të butë, pasi ka për të qenë pikërisht ajo që do t’ju çojë drejt suksesit.
Virgjëresha
Do të jetë një ditë harmonike, e cila do të shoqërohet me dembelizëm dhe sëmundje herë pas here. Do të jeni të lumtur me mënyrën se si janë gjërat dhe do të keni dëshirë të shtyni çdo plan. Nëse ndieni se jeni duke punuar shumë, bëni një pushim të shkurtër.
Peshorja
Pavarësisht shqetësimeve dhe atmosferës aspak të mirë, këshillohet të qëndroni larg problemeve. Kjo është tejet e rëndësishme nëse keni probleme me financat. Për ju do të kenë rëndësi të madhe disa transferua parash ose ndryshime ambientesh.
Akrepi
Do të bëni çfarë duhet të bëni dhe ato që doni t’ju realizohen, do t’ia lini kohës. Do të mësoni ta pranoni gjithçka ashtu siç është dhe të mos përpiqeni të ndryshoni të tjerët rreth jush. Ruani balancat e forcave dhe mos hapni debate të reja.
Shigjetari
Me shumë vështirësi do të arrini të keni pavarësi në të gjitha drejtimet gjatë kësaj dite. Nga ana tjetër, do të jeni tejet energjikë dhe të karikuar për të ndërmarrë nisma të reja. Këshillohet të bëni një udhëtim të shkurtër për të përmbushur kënaqësitë tuaja.
Bricjapi
Sot do të jenë për ju kushtet e përshtatshme për të pushuar dhe për të pasur kreativitet të lirë. Do të jetë në dorën tuaj zgjedhja e kësaj dite. Duhet të përjashtoni nga axhenda juaj çdo plan për t’i bërë keq dikujt.
Ujori
Balancimi i forcave nuk do të jetë në nivelin e duhur gjatë kësaj dite. Nuk duhet të veproni si të paditur në disa fusha dhe duhet të shmangni idetë e turbullta. Nëse keni qenë për një kohë të gjatë nën presion, ka ardhur momenti të pushoni pak.
Peshqit
Duhet të shtyni për më vonë çdo plan të ri ambicioz. Do të keni mjaftueshëm kohë për të menduar për to gjatë ditëve në vazhdim. Përsosni intuitën tuaj dhe shijoni ditën. Do t’ju falet çdo aktivitet pasiv.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...