Google ADS

Kryeziu thotë se incizimin për favorizime në NPB e ka bërë një asamblist i PSD-së

00:51 | 8 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Nexhat Kryeziu, drejtor i Ndërmarrjes Publike Banesore, ka thënë se biseda e tij me Liridon Latifin, anëtar i bordit të NPB-së, e publikuar ditë më parë ku të dy dëgjohen teksa bisedojnë për disa favorizime të bizneseve, është incizuar nga Bashkim Beha, asamblist i Partisë Socialdemokrate.

“Ta qartësojmë situatën. Është audioincizim, por s’është përgjim. Nuk është telefonatë. Është para mbledhjes së bordit me kryetarin e komisionit dhe sekretarin e NPB-së. Është incizim i manipuluar. Është i shkoqitur. Janë marrë disa pjesë. Është ripërpunuar. Po besoj se tri ose katër herë është prerë incizimi. Fjalët dhe fjalitë janë marrë prej kontekstit. Aty te çështja e ndihmës edhe favorizimit, çdo ditë takoj njerëz që duan të kenë qasje në ato lokale, çdo ditë ka kërkesa dhe presione që duhet të favorizohet dikush. Por në këtë rast as Liridoni as askush tjetër s’ka favorizuar askënd dhe s’ka pas diçka komprometuese. I vetmi komprometim është përgjimi që është bërë, ose incizimi i paautorizuar i takimit ku është manipuluar. Ne dyshimet i kemi që është zyrtari i Financave, tash është asamblist i Shpend Ahmetit. Ka qenë kryetar i komisionit. Ai e ka incizuar. Bashkim Beha asamblist i PSD-së”, ka thënë Kryeziu në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se njerëzit si “Bashkimi mbështetjen e kanë në zyrën e kryetarit”./koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme