Google ADS

Trump do ta ftojë Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë!

23:52 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe lideri koreano-verior Kim Jong-un priten të takohen më 12 qershor në Singapor.

Por Trump ka folur së fundmi, pas takimit me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, se po shqyrton mundësinë për ta ftuar Kim Jong-un në Shtëpinë e Bardhë, nëse gjithçka do të shkojë mirë në takimin e 12 qershorit.

Trump u shpreh gjithashtu se në takimin me liderin e Koresë së Veriut është e mundur të arrihet edhe një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mes dy koreve, të cilën e vlerësoi si “pjesën e lehtë” të negociatave.

Çështja kryesore që pritet të diskutohet në takimin e Singaporit është ajo e heqjes dorë të Koresë së Veriut nga armët bërthamore, por Trump pranoi se nevojitet më shumë se një takim për ta arritur këtë gjë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme