Në pamundësi për vazhdimin e seancës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjet që ishin planifikuar për seancën e sotme, duke përfshirë edhe projektligjin për funksionimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë përsëri është përfshirë nga tensione dhe debate mes deputetëve të maxharancës dhe atyre të opozitës, duke shkaktuar ndërprerjen disa herë dhe bllokimin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas prezantimit të raportit vjetor të Autoritetit të Mediave Audiovizive, lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka bllokuar foltoren e Kuvendit, i mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të opozitës.
Basha ka insistuar që në seancë të ishte i papranishëm ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që sipas liderit të opozitës, duhet të përgjigjet për akuzat rreth vëllait të tij.
Kujtojmë se Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar një audio përgjim ku pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, “organizon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.” Nisur nga ky publikim, opozita në javët e fundit bllokon ecurinë e seancave parlamentare.
– Miratohet Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës
Në pamundësi për vazhdimin e seancës dhe zhvillimin e debatit për projektligjet, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjet që ishin planifikuar për seancën e sotme, duke përfshirë edhe projektligjin për funksionimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
Ky projektligj është miratuar me 74 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa deputetët e opozitës nuk votuan.
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka për mision sigurimin dhe shpërndarjen e mjeteve financiare, në kuadrin e nxitjes së zhvillimit social-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjitë e caktuara si prioritare për diasporën.
Fondi ka gjithashtu si objektiv mbështetjen e anëtarëve të diasporës për të mundësuar kontributin e tyre në çështjet arsimore, kulturore, shëndetësore dhe të zhvillimit rural.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...