Anglia shkon në Rusi me fitore

23:16 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Anglia e ka përmbyllur me fitore fazën përgatitore për Kupën e Botës.

‘Treluanët’ në ‘Elliot Stadium’ kanë mposhtur 2:0 kombëtaren e Kosta Rikës.

Është Marcus Rashford që në minutën e 13’ realizoi një gol të bukur për epërsinë e parë të Anglisë.

Golin e dytë dhe të rezultatit final e shënoi sulmuesi i Arsenalit, Dany Welbeck, në minutën e 76’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme