Hulumtimet e reja sugjerojnë se fjetja në një dhomë të ndritshme mund ta shkaktojë tipin 2 të diabetit duke e parandaluar prodhimin e insulinës.
Studimi i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka zbuluar se pasi të flenë vetëm një natë në një dhomë me dritën pak ndezur, personat fillojnë të zhvillojnë nivele më të mëdha të rezistencës së insulinës.
Rezistenca e insulinës është aftësia e zvogëluar e qelizave për t’iu përgjigjur hormonit, i cili e transporton glukozën nga enët e gjakut dhe gjithashtu ndërlidhet me fillimin e tipit 2 të diabetit.
Hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se ekspozimi në dritë gjatë natës e shtypë prodhimin e melatoninit – hormonit të gjumit – i cili përfshihet në nivelet e mirëmbajtjes së sheqerit në gjak.
Melatonina prodhohet në tru në mënyrë që t’i reagojë errësirës dhe i rregullon ciklet e gjumit dhe zgjimit.
Vlen të ceket se rreth 23.1 milionë persona në SHBA dhe katër milionë në Britani janë të diagnostikuar me diabet, prej të cilëve rreth 90% e kanë tipin 2 të sëmundjes. /Telegrafi
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...