Google ADS

Zbulim i jashtëzakonshëm, gjendet materie organike në Mars

20:14 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka gjetur materie organike të ruajtura në Mars, gjë që sugjeron se ka pasur dikur jetë në këtë planet.

Dy studimet e reja zbulojnë detaje për ekzistencën e metanit në planet, që mund të na ndihmojnë të kuptojmë gjeologjinë e pasur të fqinjit tonë, transmeton portali arbresh.info.

E një ekip ka bërë një zbulim të rëndësishëm në përpjekjen tonë për të kuptuar materien organikë të lashtë në Mars, gjë që mund të na ndihmojë të kuptojmë nëse bota dikur ishte e banueshme dhe çfarë ndodhi me të në miliarda vjet që nga ajo kohë.

Shkencëtarët kanë kohë që janë habitur nga zbulimi i sasive të konsiderueshme të metanit në Mars. Në Tokë, shumica e metanit prodhohet nga burime biologjike, duke çuar në shpresën se kjo mund të sugjerojë që Planeti i Kuq të jetë më i gjallë se ne kemi menduar.

Të dhënat e reja sugjerojnë se metani po ruhet nën sipërfaqen e planetit. Ndryshimet sezonale duket se sjellin atë metan jashtë dhe mbi sipërfaqen, ku është zbuluar nga Curiosity.

Një tjetër hulumtim i botuar në të njëjtën kohë tregon se molekulat organike intriguese janë gjetur në shkëmbin e lashtë në Mars. Roveri Curiosity mori mostra të reja dhe i nxiti ato në mënyrë që të mund të analizonte molekulat që ishin lëshuar – dhe të dhënat treguan se ka materie të caktuar që është e ngjashme me llojin e gurit të pasur organik që gjendet në Tokë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme