Është e vështirë të kuptohet arsyeja se pse Shqipëria nuk njihet aq shumë sa vendet e tjera, kur vjen puna tek destionacionet e turistëve për pushimet e verës apo të dimrit.
Ndodhet pikërisht midis Greqisë dhe Malit të Zi në veri, dhe vetëm 45 milje larg nga Italia. Ka plot 476 kilometra bregdet dhe kjo e bën akoma më të paimagjinueshme këtë fakt…
Kështu shkruan Chris Leadbeater, përmes një artikulli në prestigjiozen Telegraph me titullin:
Është koha që këtë vend antik ta shtoni patjetër në listën për pushimet e verës. Telegraph përmend shumë vende të lakmuara, teksa shton se arsyeja që nuk njihet ( por duhet) si vendet e tjera ndoshta ka lidhje me historinë, apo me sistemin e kohës së komunizmit, izolimit që e bënë gati të paidentifikueshëm për pjesën tjetër të botës. Gjithashtu për shkak se Shqipëria është vendi i fundit i Evropës Perëndimore dhe Qendrore që i dha fund atij sistemi.Megjithatë tani gjërat kanë ndryshuar, shkruan Chris teksa shton se ka plane për të ndërtuar një aeroport në Sarandë, ndërkohë që aktualisht është vetëm Aeroporti i Nënë Terezës, midis Tiranës dhe qytetit port të dytë më të madh të Shqipërisë, Durrësit, vend mjaft i dashur për vendet fqinjë dhe jo vetëm. Chris sugjeron britanikët të fluturojnë me British Airways drejt aeroportit të Nënë Terezës. Më sistem të përmirësuar të rrugëve, (edhe pse me asnjë rrjet hekurudhor ), por me plane, Shqipëria është një vend i quajtur shpesh sekreti apo thesari i fshehur i Europës. Me ishuj, plazhe, kodra, male, pemë, lumenj, vendi ka një klimë të jashtëzakonshme, pothuajse në çdo qytet ka një histori, ka bukuri dhe kohët e fundit të gjitha këto ‘sekrete’ po zbulohen nga bota.Në fund të artikullit, Chris jep edhe disa detaje për në shqiptarët, për shembull: Fugonët në Shqipëri nuk kanë orë fikse nisjeje, shoferët presin që të mbushet plot, dhe kur të ndihen gati nisen, kjo mund të duket e habitshme por shqiptarët e llogarisin mirë kohën e tyre dhe ashtu janë mësuar. Gjithashtu, kur shqiptarët thonë jo, e lëvizin kokën majtas dhe djathtas, ndërsa kur duan të thotë po, lëvizin kokën nga lart poshtë. ( Kështu mësojeni këtë kur të shkoni në Shqipëri). Marrë nga Telegraph, përshtati për Tiranapost.al
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...