Kalaja e Prizrenit, gjatë tërë vitit vizitohet nga vizitorë të shumtë që vijnë nga qytete e shtete të ndryshme.
Ndonëse ishte paraparë që të ndërtohej një teleferik për të lehtësuar ngjitjen në këtë atraksion turistik, duket se nuk do të ndodhë kjo gjë, shkruan arbresh.info.
Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, ka treguar për “Arbresh.info”, se ka kërkuar që të ndalet procesi për ndërtimin e teleferikut në këtë kala, me arsyetimin se projekti që qeverisja e kaluar ka bërë për ndërtimin e tij ka qenë kundër ligjit.
“Po tek lifti apo projekti i kalasë është problematik, pasi ne kemi analizuar projektin dhe brenda projektit është në kundërshtim me ligjin dhe me hapësirën e kalasë dhe kjo paraqet shkelje ligjore dhe unë e kam parë të udhës që të ndërpritet ky projekt para se të nënshkruhet marrëveshja. Më mirë është që të ndalet ndërtimi para së të ndalen investimet dhe të humbim buxhet kot. OSHP-ja na kanë kërkuar që të rivlerësojmë ofertat, por ne s’e kemi vlerësuar që duhet të rivlerësohen, por unë do të mundohem që mos të vazhdojë ky projekt dhe OSHP-ja, sepse po kërkon që të bëhet shkelje ligjore në këtë projekt”, ka thënë tutje ai.
Bazuar në të dhënat në buxhetin e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës në vitin 2017 kishte planifikuar që të shpenzojë 1 milion euro për projektin e teleferikut në Prizren./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...