Kukan: Vetë emri nuk është pjesa më e rëndë, por Kushtetuta dhe gjuha

18:45 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Eurodeputeti nga koalicioni i partive demokristiane EPP, Eduard Kukan tha se politikanët së pari duhet ta përgatisin publikun para se të shpallin marrëveshjen për emrin, në të cilën pjesë më vështirë nuk është vetë emri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ishte gabim të jenë aq optimist. Mendoj se nuk është e mjaftueshme që politikanët të arrijnë marrëveshje. Para se ta shpallin atë, duhet ta përgatisin popullin për atë. Mendoj se e morrën mësimin nga rasti paraprak me shembullin e Maqedonisë së Ilindenit. Nuk besoj se pjesa më e rëdësishme është vetë emri, por si do të qëndrojë në Kushtetutë, gjuhë, kulturë, gjithë ato çështje”, tha Kukan.

Ai vazhdoi duke thënë se ndoshta është teknikisht më e rëndë, prandaj kur gjithë ato çështje të zgjidhen, politikanët atë duhet në mënyrë pozitive ta kalojnë te populli dhe vetëm atëherë emri duhet të shpallet publikisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme