Shprehitë e tualetit mund të zbulojnë shumë për shëndetin tuaj.
Dhe, pavarësisht se mund t’ju duket e turpshme t’i flisni me dikë, është e rëndësishme të jeni të njoftuar për shprehitë e fshikëzës dhe zorrëve në mënyrë që ta keni parasysh si duket funksionimi optimal i tyre, transmeton Telegrafi.
Prandaj, në mënyrë që t’iu ndihmojë njerëzve ta kuptojnë më mirë trupin e tyre, doktoresha australian eEvelyn Lewin së fundmi ka zbuluar se sa shpesh duhet njerëzit të shkojnë në tualet çdo ditë.
Ajo thotë se mesatarisht njerëzit duhet të urinojnë rreth 6-7 herë brenda 24 orëve – por kjo mund të variojë.
Doktoresha thotë se faktorët si mosha, shtatzënia, llojet e lëngjeve që i konsumoni, medikamentet dhe sëmundja që mund ta keni mund të ndikojnë në këtë shpeshtësi.
Sipas saj, nëse e ndjeni nevojën për të shkuar në tualet vetëm për të urinuar sasi të vogla secilën herë, dhe ndjeni edhe djegie gjatë urinimit, kjo mund të jetë shenjë se jeni duke vuajtur nga ndonjë infeksion i traktit urinar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...