Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në suaza të vizitës dyditore në Bruksel realizoi takim me nënkryetaren e Komisionit evropian, Federica Mogherini.
Siç informojnë nga kabineti i tij, Osmani ka informuar Mogherinin për përparimin e arritur në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë duke shprehur kënaqësi për këto të arritura në përmirësimin e marrëdhënieve, zbatimin e masave për ndërtim të besimit të ndërsjellë, por edhe kënaqësinë nga niveli i bisedimeve në negociatat për kontestin e emrit me fqiun jugor të vendit.
“Kemi përparim serioz dhe si kurrë më parë dy vendet janë shumë afër gjetjes së zgjidhjes. Orët e ardhshme mund të jenë kyçe për përfundimin e negociatavedhe shpresoj se rezultati pozitiv i negociatave do të krijojë atmosferë të thellimit të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe undësi për intensifikim të perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë”, është shprehur Osmani.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”