Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe prokuroren e Përgjithshme Arta Marku për çështjen e Agron Xhafajt dhe kërkon largimin e ministrit Xhafaj si mundësi e zbardhjes të së vërtetës.
Në një deklaratë për mediet, Basha shprehet se “largimi i Agron Xhafajt është vepër e Edi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Arta Markut, pa e nxjerrë me zë dhe figurë dhe pa lejuar asnjë nga mediet që ta intervistojë, pa e ballafaquar me dëshmitarët”.
“Policia ka pranuar në ilegalitet mostrat e zërit, ndërsa ekspertiza kërkon që zëri të merret në të njëjtat kushte si regjistrimi fillestar. U vunë në dispozicion të Xhafajt prokurorët e Tiranës, që nuk guxuan të kërkonin asnjë provë nëse zëri ishte i tij, në një rekord të pathyer në këto 30 vite. Brenda natës prokuroria regjistroi çështjen për kallëzim të rremë, kundër denoncuesve dhe mori në pyetje “Dëshmitarin X”, ende pa u bërë publik identiteti i tij. Prokurori vendosi që të kryejë një veprim tjetër hetimor, vendosi të caktojë ekspertët, prokurori vendosi brenda 24 orëve transferimin e çështjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Të gjitha këto u kryen brenda 24 orëve, për një arsye të vetme, sepse të nesërmen Agron Xhafaj do të nisej në mënyrë të fshehtë ku askush nuk e mori vesh”, tha ai.
Basha shtoi se pas kësaj prokuroria nuk ndërmori kurrë veprimet hetimore për të zbardhur të vërtetën, por u përfshi në një fushatë shantazhimi ndaj gazetarëve.
Sipas tij, hetimet nuk po kryhen nga prokurorët, por nga Fatmir Xhafaj.
“Ndaj për ne është e qartë se pa larguar Fatmir Xhafajn, nuk do të ketë hetim ndaj të vëllait të tij. Nuk do të ketë e nuk mund të ketë hetim pasuror për vëllezërit Xhafaj”, tha ai.
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...