Një nga problemet më të mëdha për ata që lundrojnë në internet janë viruset, veçanërisht kur vizitoni faqe potencialisht të rrezikshme që mund të dërgojnë viruse në kompjuterin tuaj.
Jo të gjithë softuer antiviruset janë në gjendje të identifikojnë rreziqet dhe të paralajmërojnë në kohë, por ka një “mashtrim” të thjeshtë për të kontrolluar sigurinë e një faqeje dhe ju të mund të shfletoni në qetësi të plotë.
Google bën inspektime të rregullta të të gjitha faqeve të internetit, por rezultatet nuk shfaqen direkt në motorët e kërkimit, kurse ju duhet të kryeni një operacion të thjeshtë.
Në fakt, mjafton vetëm që në linkun e mëposhtëm: http://google.com/safebrowsing/diagnostic?site = të shtoni linkun e faqes që doni të kontrolloni.
Shumë shpejt ju do të shihni të dhënat që do të tregojnë gjendjen e rrezikut të faqes që kërkoni.
Ky shërbim ofrohet nga Google, është shumë i thjeshtë dhe i dobishëm. Kësisoj, ju mund të kontrolloni një faqe para se të hyni në të, duke u ruajtur nga viruset që mund të infektojnë kompjuterin tuaj (NOA).A
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin