Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka kërkuar nga inspektorët e ministrisë që drejton, ka kërkuar të materializohet ligji në teren, të mos kursehet askush që ka ra ndesh me ligjin, qoftë kompanitë që ndërtojnë rrugët, ato që i mirëmbajnë.
Ai po ashtu i ka porositur që të kontrollohen kyqjet në rrugët magjistrale, nacionale dhe autostrada, panot reklamuese, kontrollat teknike, autoshkollat, njësitë e patentë shoferit, stacionet e autobusëve dhe mirëmbajtja e linjave të transportuesve të udhëtarëve dhe të gjitha të tjerat që janë në domenin e Departamentit të Inspektoriatit.
“I ofrova mbështetjen e plotë të gjithë inspektorëve për të kryer detyrën e tyre, e kjo nënkupton që rrugët tona të jenë me të sigurta dhe pjesëmarrësit në komunikacion të mos rrezikohen, sepse mjaftë më me aksidente, humbje jete e lëndime trupore të qytetarëve tonë”, ka shkruar ai.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?