14:33 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info
Kuvendi i Kosovës njofton se nesër në ora 11:00 do të bëhet vazhdimi i seancës plenare e cila ka mbetur e papërfunduar të mërkurën që shkoi.
Ky është rendi i ditës për nesër:
- Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2017,
- Votimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017,
- Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
- Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
- Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
- Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione./Arbresh.info