Erion Veliaj takon Tolgahan: Erdhe te fshati grus, s’u vë faj atyre që shohin telenovela

13:57 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Dje në mëngjes, mbërriti në Tiranë aktori i njohur i telenovelave turke, Tolgahan që përveçse është i njohur prej ekranit, është i famshëm në Shqipëri prej martesës së tij me një shqiptare, Almeda Abazin.

Përpara se ta shohim në puntatën e fundit të “Dancin with the Stars”, në këtë vizitë pak ditore, Tolgahan ka qenë dje I ftuari i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Me këtë rast, në pritje të aktorit turk, Veliaj ka thënë se nuk mund t’I fajësoj ata që shohin telenovela, sado që ai vetë nuk sheh.

“Kur viziton njerëzit e gruas ne themi se je nga fshati i gruas. Nuk do të kesh kohë ta shohësh gjithë Tiranën, ndaj në këtë librin shiko pak fshatin e nuses. Në pamundësi që këto pesë ditë të jesh kudo nëpër kryeqytet, mund ta shikosh këtu nahijen tonë”, iu drejtua Veliaj Tolgahan-it.

Në fund të takimit Erioni i ka dhuruar aktorit të famshëm një libër për Tiranën, që tregon kryeqytetin përmes fotove të realizuara nga aparati fotografik./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme