Në tregun e muzikës kosovare ka filluar me të madhe të praktikohen muzika rep edhe nga femrat.
Ishte Rina ajo e cila bëri bujë e para me bashkëpunimin e saj me reperin Fero në këngën “S’ka konkurrencë”, këngë kjo e cila deri më tani ka marrë më shumë se 10 milionë klikime në You Tube që nga prilli kur është publikuar, shkruan arbresh.info.
Të kënduarit rep të Rinës e cila është shumë e re në moshë ka ngjallur interesim të madh për shkak se deri tani kjo muzikë është praktikuar shumë pak ose thuajse hiq nga këngëtaret shqiptare femra.
Një tjetër këngëtare e cila po bënë rep është edhe Tayna e cila u bë e famshme me publikimin e versionit të saj të këngës “Wild Thoughts” të Rihannas.
Ndërkohë para pak kohësh e njëjta ka publikuar edhe një bashkëpunim me reperin Don Phenom të titulluar “Columbiana”, këngë në të cilën ajo bënë rep.
Këngë e cila u klikua shumë në You Tube është edhe bashkëpunimi mes Seven Saraqit dhe Melinda Ademit në këngën “Lulija”.
Në këtë këngë Melinda shfaqet shumë e nxehtë derisa bënë rep në njërën pjesë të saj.
Se cila bënë rep më mirë, Rina, Tayna apo Melinda dëgjojini dhe vlerësojini edhe vetë./Arbresh.info
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...