Google ADS

Lionel Messi lavdëron Zindine Zidanen për mënyrën e largimit nga Real Madridi

12:49 | 7 Qershor 2018
Arbresh Info

Lionel Messi thotë se ai e admiron mënyrën e trajnerit Zinedine Zidanes për largim nga Real Madridi javën e kaluar.

Zidane u largua nga klubi madrilen vetëm një javë pas triumfit të tyre në Ligë të Kampionëve duke mposhtur në finalen në Kiev skuadrën  e Liverpoolit me rezultat 3 me 1, transmeton portali arbresh.info.

“Askush nuk e priste këtë. Ishte një befasi e madhe, por ai do të ketë arsyet e tij”, i ka thënë Messi gazetës ‘Mundo Deportivo’.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është mirë të largohesh në mënyrë se si ai u largua pas një kohe gjatë të cilës ka fituar thuajse gjithçka. Askush nuk mund të thotë diçka kundër tij”

Lionel Messi aktualisht është duke u përgatitur në kampin stërvitor të Barcelonës me skuadrën e Argjentinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme