Lëng qepë dhe mjaltë, receta indiane që ushqen rrënjët e flokëve

11:02 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Edhe pse jemi akoma në verë, me siguri më të paduruarat po mendojnë që tani se çfarë t’i kërkojnë Babagjyshit, e nëse jeni një prej atyre femrave që keni probleme me rritjen e flokëve nuk keni pse prisni gjatë pasi Living ka recetën e duhur.

Rritja e flokëve ka të bëjë shume me gjenet trashëguese, por përdorimi i piastrës, tharëses e bojërave me përmbajtje kimike dobëson dhe pengon rritjen e tij.

Ingredienti sekret i maskës së mëposhtme është lëngu i qepës së kuqe, i cili është i pasur me squfur që stimulon prodhimin e kolagjenit kolagjenin që është faktor kryesor i rritjes së flokëve, si dhe antioksidantë e përbërës me veti antiinflamatore që mbrojnë folikulat nga veprimi i radikaleve të lira.

Dermatologët kanë zbuluar se përdorimi i këtij lëngu redukton rënien e flokëve deri në 87 % ndërkohë që nuk ka asnjë efekt negaitv apo anësor për flokët dhe lëkurën e kokës. Gjithashtu ndalon tharjen dhe përmirëson cilësinë e tyre.

Receta: Shtrydhni katër qepë të kuqe, shtoni edhe një lugë mjaltë dhe përziejini mirë. Pastaj masazhoni kokën me këtë përmbajtje dhe mbajeni për 30 minuta.

Nëse nuk ju bezdis aroma, mund ta mbani rreth një orë. Mbas kësaj procedure, lani flokët normalisht. Këshillohet që ta përsërisni dy herë në javë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme