Kancelarja gjermane Angela Merkel parashikon se bisedimet në takimin e liderëve të G7-s në Kebek, Kanada, do të jenë të vështira. Ajo u shpreh po ashtu se nuk do të pranojë asnjë përpjekje për zbutjen e deklaratës së mëparshme të Grupit.
Kancelarja gjermane tha se do të përpiqet të ruajë atë që është arritur në Samitin të G7-s dhe Samitin e G20-s vitin e kaluar mbi tregtinë dhe klimën.
Takimi, që do të zhvillohet të premten dhe të shtunën në Sharlëvua të Kebekut, do të jetë mundësi që liderët e G7-s të përballen drejtpërdrejt me presidentin amerikan Donald Trump, pas vendosjes nga SHBA-ja të tarifave mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, Meksika dhe BE-ja javën e kaluar. Kanadaja, Meksika e BE-ja planifikojnë të ankimohen në Organizatën Botërore e Tregtisë.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...