Google ADS

Selakoviq: Sot ose nesër dihet data e re e vazhdimit të dialogut

09:49 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Shefi i zyrës së presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq, deklaroi se sot ose nesër do dihet data e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

”Në këtë moment është me rëndësi që dialogu të vazhdojë. Jam i sigurt se sot ose nesër do të marrim datën e re për vazhdimin e dialogut”, deklaroi Selakoviq, për mediet serbe.

Ndërkohë që lidhur me takimin në mes të serbëve të Kosovës dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Selakoviq tha se do të informoheni me kohë, transmeton RTK.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u tërhoq nga një debat parlamentar mbi Platformën për Dialog për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë më 5 qershor, e cila në Beograd shihet si refuzim i Prishtinës për të marrë pjesë në dialog.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme