Gjermania është kampioni në fuqi i botës dhe ata janë ndër skuadrat favorite për të fituar këtë verë turneun në Rusi.
Gjatë ditëve të fundit, shumica e të rejave rreth përgatitjeve të Gjermanisë para Kampionatit Botëror kanë qenë rreth mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil, transmeton portali arbresh.info.
Në baza ditore, storie negative shfaqen përreth Ozilit në media të ndryshme gjermane. Diçka e tillë ka ndodhur edhe sot (e enjte), pasi ‘Bild’ shkruan nëse Ozil do të jetë në dispozicion për Gjermaninë në Kampionatin Botëror 2018.
‘Bild’ konfirmon që Ozili është i lënduar, madje ata thonë se ylli i “Topçinjve” është duke bartur dy lëndime në të njëjtën kohë.Që nga përfundimi i sezonit të kaluar, është raportuar që Ozil ka pasur probleme me shpinë. Këto çështje duket se janë rikthyer dhe mesfushori është duke pasur probleme gjithashtu edhe me gju.
Sipas gazetës së lartpërmendur, Ozil është lënduar në gju gjatë disfatës tronditëse 2 me 1 të Gjermanisë vikendin e kaluar nga Austria.
Që nga ndeshja kundër Austrisë, Ozil “ka humbur”, të paktën kështu e përshkruan këtë ‘Bild’.
Tabloidi ka postuar gjithashtu një foto të Ozilit duke punuar me peshën të mërkurë pasi nuk ishte në gjendje për të stërvitur normal me pjesën e tjetër të skuadrës së Gjermanisë./arbresh.info/
Zhegrova tregon se si e zgjedhi Kosovën brenda 20 sekondash,...
Qyteti pluskues i epokës sovjetike që po zhduket ngadalë
Kurti u takua me ekspertë të sektorit financiar dhe bankar n...
Trump dhe Vuçiq zhvillojnë bisedë telefonike
Lulzim Zhegrova : Panuci ka ardhur në Bruksel, Edonin ka ins...
Kuba goditet nga dy tërmete të forta