Për rreth 4 orë e priti klientin e tij të dalë nga paraburgimi në Shutkë. Kjo për shkak se administratorët e Gjykatës Themelore Shkupi 1, kishin harruar që ta vulosnin vendimin për ta liruar nga paraburgimi Sasho Senkovin, të cilin prokuroria e liroi nga akuza për tentim vrasje të Ziadin Selës, më 27 prill.
“Administrata e gjykatës ka bërë lëshim dhe nuk ka vendosur vulë për vlefshmërinë e vendimit për mbarimin e paraburgimit. Për këtë arsye, vendimi duhej të kthehej në gjykatë, dhe administratorët dezhurë në Gjykatës Themelore Shkupi 1 që ta vendosin vulën e famshme dhe kështu të përmbushen të gjitha detyrimet ligjore për lirimin e tij nga paraburgimi”, tha Rubin Dvojakov, avokat i Sasho Senkov.
Për shkak të këtij lëshimi të administratës së gjykatës, me orë të tëra para burgut të Shutkës priti edhe e ëma e të liruarit tjetër, Stojan Pavlevski. Më në fund vendimi u rikthye i vulosur nga gjyakata Themelore e Shkupit. Gjysmë orë më pas, Sasho Senkov dhe Stojan Pavlevski lanë qelitë e paraburgimit. “Si të ndihem, njeri i pafajshëm. Gjysma e atyre brenda janë të pafajshëm. Çfarë të them tjetër?!”, tha Sasho Senkov, i liruar nga paraburgimi.
Senkov nuk na tregoi nëse do të ngrisë padi ndaj shtetit për muajt që i ka fjetur në paraburgim. Ndërsa i liruari tjetër, Stojan Pavleski tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Ai gjithashtu na tregoi se çfarë e nxiti të futet në Kuvend në mbrëmjen e 27 prillit. “Nuk ishte arsye zgjedhja e Talat Xhaferit, nuk ishte as kundër Kryeministrit Zaev, as kundër deputetëve, aq më pak ndaj deputetit dhe të dëmtuarit Ziadin Sela. Më provokoi këndimi joligjor i himnit shqiptar në Kuvend. Ky ishte i gjithë revolti për hyrje në kuvend”, u shpreh Stojan Pavlevski, i liruar nga paraburgimi.
Sot, për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme, prokuroria e tërhoqi akuzën ndaj Sasho Senkovit, i cili akuzohej për tentim vrasje të Ziadin Selës. Ndërkaq për Stojan Pavlevskin dhe Ceo Georgievskin vepra u rikualifikua nga tentim vrasje në dhunë. Për këtë tani ata do të gjykohen në liri. /tv21
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...