Falë ngjashmërisë së formës së arrës dhe trurit, gjithnjë është menduar se ky frut i thatë sjell përfitime vetëm për shëndetin mendor! Sipas hulumtimeve të reja, ngrënia e një grusht arra çdo ditë është një mënyrë e shkëlqyer për të mbrojtur veten nga sëmundjet e zemrës.
Vetëm katër orë pas ngrënies së një grushti arra apo konsumimit të vajit të këtij fruti të thatë, nivelet e kolesterolit do të priren të ulen dhe enët e gjakut do të jenë më elastike. Kjo gjë është vërejtur nga mjekët, pas disa studimeve klinike dhe sipas Dr. Penny Kris Etherton përfshirja e arrive në regjimin tuaj ditor do të shoqërohet me jo pak përfitime shëndetësore.
“Vetëm duke konsumuar një grusht arra ose vaj arre për katër ditë në një javë ju reduktoni ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës”.
Megjithatë, ky studim nuk është i pari apo i vetmi që del në këto përfundime, pasi arra është përdorur si një ushqim që nxit dëshirën seksuale nga Romakët e lashtë, e në kultura të tjera si kurë kundër problemeve të lehta të shëndetit mendor.
Të gjitha përfitimet e lartëpërmendura vijnë nga komponimet neuroproteknike, duke përfshirë vitaminë E, folate, melatonin, yndyrna omega 3, dhe antioksidantë. Arra ndihmojnë në nxitjen e prodhimit të enzimeve trypsin dhe kimotripsinë të cilat janë disa nga enzimat më të fuqishme që prodhon trupi i njeriut (për aparatin tretës). Për aq kohë sa çdo ditë hani nga katër pesë arra, ju ndihmoni trupin tuaj të pastrojë gjakun dhe sistemin limfatik./living.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...