Chelsea ka kontaktuar sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuainin.
‘Sportitalia’ raporton që kontakti është bërë përmes vëllait të lojtarit dhe agjentit Nicolas, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është bërë edhe pse drejtuesja e Chelseas, Marina Granovskaia, ishte në Rusi për të vendosur trajnerin e ardhshëm të klubit me pronarin Roman Abramovich.
Sulmuesi ka pranuar së fundmi që Premierë Ligë “ishte liga më e bukur në botë”, ndërkohë që Juventusi është duke u përfolur për të rikthyer Alvaro Moratan në Torino.
Një tarifë prej 65 milionë euro është përmendur se është e nevojshme për të nënshkruar me reprezentuesin argjentinas./arbresh.info/
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...