Google ADS

Granatë mes natës, kërcënohet me jetë ish-polici në Shkodër

09:11 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Shkodër.

Nga raportimet e para mësohet se është sulmuar banesa e një ish efektivi të policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 është sulmuar me granatë shtëpia e ish-policit Shyqyri Çela në lagjen “Rus”.

Mësohet se në momentin e sulmit Çela ka qenë i vetëm në banesë.

Raportohet se nga sulmi me granatë janë shkaktuar vetëm dëme materiale./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme