Google ADS

Në Portugali thonë se Cristiano Ronaldo është larguar nga Real Madridi

09:04 | 7 Qershor 2018
Arbresh Info

“Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madridi”, është titulli i ballinës së sotme (e enjte) të gazetës ‘Record’.

Sipas kësaj gazete portugeze, vendimi i Cristiano Ronaldos është “i pakthyeshëm” dhe është marrë për shkak të “thyerjes së premtimit nga Florentino Perez” në lidhje me përmirësimin e kontratës, transmeton portali arbresh.info.Siç raporton ‘Marca’ nga ana tjetër, Jose Angel Sanchez, trajneri gjeneral në Real Madrid, ka zhvilluar një takim të martën e kaluar me Jorge Mendesin, agjentin e Cristiano Ronaldo, brenda të cilit ai ka informuar se klubi nuk dëshiron të plotësoj kërkesat e Cristiano Ronaldos të shtruara gjatë negociatave për rinovimin e marrëveshjes.

Në këtë mënyrë, ‘Record’ shkruan se vendimi i Cristiano Ronaldos “nuk është çështje të hollash, por njohje”.

Sipas informatave nga gazeta portugeze, “Italia, Franca dhe Anglia janë destinacionet e mundshme” të Cristiano Ronaldos në rast se largimi i tij nga Real Madridi konfirmohet përfundimisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme