Programi për transferime i Liverpoolit këtë verë është përshpejtuar dhe tani ka mundësi që njëri nga shënjestrat e tyre të sigurohet nga klubi brenda 24 orëve.
Derisa shanset e klubit për të nënshkruar me talentin Nabil Fekir para Kampionatit Botëror janë rritur kur presidenti i Lyonit pranoi që lojtari dëshironte vetëm transferimin në Anfield, progres është bërë gjithashtu edhe në marrëveshjen me yllin kosovarin Xherdan Shaqiri të Stoke Cityt, transmeton portali arbresh.info.Jurgen Klopp ka identifikuar se klubi është në nevojë për dy përforcime kreative që janë në dispozicion për të funksionuar në pozicione të ndryshme në sulm.
Klauzola prej vetëm 12 milionë euro e Shaqirit te Stoke City e bënë 26 vjeçarin më të arritshëm për finalistin e Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/18.Fekir nga ana tjetër pritet t’i kushtoj Liverpoolit më shumë, por mesfushori ka bërë të qartë se nuk dëshiron që e ardhmja e tij të jetë diku tjetër përveç në Merseyside./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele