Vetmia mund të shpie në shumë net pa gjumë

23:58 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Një raport i hulumtuesve britanikë thotë se vetmia mund të jetë shkaktari i pagjumësisë suaj.

Në studimin e tyre, i cili ka përfshirë më shumë se 2,200 18 dhe 19 vjeçar nga Anglia, ata kanë marrë të gjitha informacionet për nivelet e tyre të vetmisë dhe sistemin e gjumit.

Mes 25 dhe 30 për qind e pjesëmarrësve kishin thënë se ndjeheshin të vetmuar ndonjëherë, ndërsa 5 për qind tjerë thoshin se shpeshherë ndjeheshin të vetmuar.

Sipas hulumtuesve, personat e vetmuar kishin qenë 24 për qind më të prirë të ndjehen të lodhur dhe të kenë vështirësi për tu përqendruar gjatë ditës.

“Problemet me kualitet të gjumit janë ndër shumë mënyrat se si ndikon vetmia”, ka deklaruar autorja e këtij studimi, Louise Arseneault.

Lidhja mes vetmisë dhe kualitetit të dobët të gjumit kishte qenë thuajse 70 për qind më e fuqishme mes personave të cilët kishin përjetuar forma të ndryshme të dhunës. /Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme