Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka deklaruar se “për shkak të qëndrimeve të shqiptarëve të Kosovës të cilët, sipas tij, po shkelin Marrëveshjen e Brukselit e dialogun dhe heshtjen e Brukselit, kjo listë i është drejtuar Beogradit dhe ka kërkuar nga kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq konsultime dhe përcaktim të hapave të përbashkët.
“Sulmet e shpeshtuara ndaj serbëve dhe pasurisë së tyre në Kosovë, madje edhe ndaj grave e fëmijëve, pasiviteti i institucioneve të Kosovës, mos dënimi i krim bërësve dhe raporti injorues me të cilin madje edhe relativizohen sulmet etnike të shqiptarëve ndaj serbëve, por edhe deklarata e turpshme e përfaqësueses së BE-së në Kosovë që flasin për njëfarë kthimi të së keqes dhe mos reagimi për ndërprerje të dialogut dhe moszbatim të marrëveshjeve, kërkon që përfaqësuesit politikë të popullit serb të Kosovë të konsultohemi me shtetin tonë dhe me kryetarin Vuçiq”, citon tanjug të ketë thënë Rakiq.
Ai ka theksuar se për këtë tashmë e ka dërguar ftesën dhe pret se përgjigje pozitive në afatin sa më të shkurtër “në mënyrë që bashkë të marrim vendime përkatëse për orientimin e veprimeve të mëtejme me qëllim të mbrojtjes së interesave t popullit serb në Kosovë” , transmeton Koha.net.
Sipas tij, pas serisë së sulmeve të sinkronizuara etnike ndaj serbëve në Kosovë, ka pasuar sulm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe në vetë dialogun.
“Shqiptarët publikisht dhe hapur flasin se nuk iu intereson dialogu, se nuk duan të marrin pjesë dhe as që e kanë ndër mend të flasin për AKS-së e lëre më ta formojnë. Për këtë Vuçiq kaherë ka paralajmëruara, ndërsa tash zyrtarët e Prishtinës hapur e kanë pranuar”, ka thënë Rakiq.
Ai ka vlerësuar se “kjo është goditje në dialogun i cili rëndon gjithë atë që e kemi besuar dhe ku kemi investuar shumë mund duke besuar se mund të normalizojmë marrëdhëniet në Kosovë. E ndërmjetësuesi, BE-ja, po hesht, nuk reagon”.
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin