Sërish zbarkime migrantësh në Sardenjë

23:13 | 6 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Zbarkime të reja migrantësh përgjatë bregdetit jugperëndimor të Sardenjës.

Pas 29 personave të mbërritur javën e kaluar, 40 algjerianë të tjerë, të gjithë meshkuj, mbërritën në ishull.

Zbarkimi i parë u regjistrua në Sant Antioco në orën 07:30. Një anije e rojes bregdetare rimorkioi një varkë prej 6,1 metrash me 20 persona në bord.

Ndërsa i dyti u regjistrua në Porto Pino në orën 08:30. Edhe në këtë rast ishin 20 persona në bord, të gjithë algjerianë.

Pas kontrolleve mjekësore dhe identifikimeve u bë trasferimi për në qëndrën e migrantëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme