Në prag të rivënies së tarifës në Rrugën e Kombit, qeveria shqiptare ka nisur konsultimet me grupet e interesit, e konkretisht me bizneset e Kosovës.
Në një takim të përbashkët me dy ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, është rënë dakord që tarifat që do të aplikohen për bizneset shqiptare do të jetë e njëjtë edhe për ato të Kosovës. Ky propozim së bashku edhe me shtyrjen e tarifës pas përfundimit të sezonit turistik, kanë qenë kërkesat e bizneseve kosovare.
“Ne synojmë që për ata që janë udhëtarë të shpeshtë të kemi një zbritje dhe zbritja është duke u negociuar. Ne nuk do të bëjmë diskriminim tek bizneset. Nëse është bërë një përjashtim për qytetarët e Kukësit, këto njihen dhe janë praktika në raport me komunitetet lokale për shkak të mungesës së rrugës alternative. Nuk do të krijohet një konkurrencë e pandershme, për shkak të kostove të shtuara të transportit dhe me biznesin do të jetë praktika e njëjtë, si për shqiptarët e Shqipërisë ashtu edhe për shqiptarët e Kosovës. Pra, ketë gjë ne e kemi parimore, pasi me të drejtë atëherë do të krijoheshin disbalanca të tilla.”
Ndonëse bizneset shqiptare kanë kërkuar që tarifa të jetë 16 euro për kalim gjatë 24 orëve, nuk ka ende një zyrtarizim të saj nga ana e qeverisë. Ndërsa mësohet se ndaj banorëve të zonës, tarifa do të jetë 200 lekë, vajtje- ardhje
Por rishikimi i kontratës që po i bën qeveria këtij koncesioni, do të këtë edhe një kosto të shtuar për buxhetin e shtetit.
“Janë gati 48-50 milion euro që i merr përsipër Buxheti i Shtetit të Shqipërisë për periudhën e koncesionit vetëm nga këto ndryshime që po mendojmë të bëjmë. Imagjinojeni se sa më shumë makina, kamionë e makina biznesi që të jenë, aq më shumë do paguajë Buxheti i Shtetit sepse në finale është garancia që i ofron përmes koncesionit kompanisë koncesionare. Lajmi i mirë është se ju nuk do të paguani aq sa mendohej në kontratën e parë. Kryeministri ka ngulur këmbë, ministri ka ngulur këmbë, në finale në kurrizin e Buxhetit të Shtetit vjen dhe ne e kemi pranuar. Pra, jemi në harmoni. Idea është sa kosto do mbajmë dhe a e mbajmë dot atë kosto që themi ta mbajmë apo jo?! Pra, ky është diskutimi-tha Ahmetaj
Sipas ministrave, mirëmbajtja e segmentit Milot -Morinë ka një kosto prej 7 milion euro në vit, një shumë kjo që nuk përballohet nga buxheti, ndaj aplikimi i tarifës është i pashmangshme./Vizion Plus
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D