Pacolli: Mos bini pre e propagandës serbe, Gana akrediton ambasador në Kosovë

22:54 | 6 Qershor 2018
M. A.

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se të premten shteti i Ganës do të akreditojë ambasador në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Pacolli është takuar me ambasadoren e Ganës Salma Frances Mancell- Egalla e cila pritët që zyrtarizoj pozitën e saj në Kosovë.

E këtë lajm, Pacolli e quan si një përgjigje për lajmet e rreme serbe për tërheqjen e njohjeve për Kosovën e së fundmi edhe për tërheqjen e njohjes nga shteti i  Ganës.

Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.

Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme