Ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Azi, Wess Mitchell deklaroi se SHBA-të vazhdojnë të luajnë rol të heshtur në zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi vendosur qëndrim të përbashkët jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por punojmë edhe për rastin BeH, në çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Siç thash më herët, një pjesë e ekipit tonë tani punon në këtë çështje, ndërsa SHBA-të vazhdojnë të luajnë rol të heshtur së bashku me BE-në, Gjermaninë dhe vendet tjera, duke inkurajuar gjetjen e zgjidhjes për këtë kontest, për ta parë Maqedoninë si anëtare të NATO-s”, tha Mitchell në fjalimin e tij në Heritage Foundation, ku ai e promovoi strategjinë e presidetit Donald Trump për Evropën.
Mitchell theksoi se SHBA-të harxhojnë kohë dhe energji për këto çështje në bazë ditore, si dhe resurse për këto çështje të Ballkanit Perëndimor.
“Mendoj se për disa prej këtyre problemeve, që zvarriten për një kohë të gjatë, nuk priten zgjidhje të plota në kohë të shpejtë, por mendoj se bëjmë përparim të duhur”, vlerësoi ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Azi, Wess Mitchell.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë