Robbie Wiliams ishte në mesin e qindra mysafirëve të cilët u bllokuan nga një zjarr në hotelin luksoz Mandarin Oriental në natën e sotme në Londër, vetëm pak javë pasi iu nënshtrua një renovimi prej 185 milionë funtesh.
Tym i zi është parë duke dal nga katet e larta të hotelit 12- katëshe në Ulliam Street, ku një suitë presidenciale kushton 6 mijë funte për një natë.
Këngëtari 44 vjeçar, Williams, po qëndronte në hotel përpara ndeshjes së futbollit që do luhet për bamirësi “Soccer Aid 2018”, i cili fillon në Manchester të dielën, kur hoteli u përfshi nga flakët.
Në pamje shihet se si Williams është duke zbritur poshtë nga shkallët emergjente dhe për fat të mirë ka shpëtuar pa ndonjë lëndim nga zjarri.
Më shumë se 100 zjarrfikës u dërguan për të lokalizuar zjarrin në këtë hotel.
Hoteli dhe ndërtesat aty pranë u evakuuan dhe nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, shkaku i zjarrit ende nuk dihet.
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese