Deputeti i PD-së Luçiano Boçi deklaroi në ‘Fax Neës’ se opozita do të vijojë me protestat dhe se nuk tërhiqet në kërkesat e saj që qeveria të largojë njerëzit e inkriminuar.
Boçi u shpreh se qëndresa e opozitës do të vazhdojë në Kuvend ku po i mohohet e drejta e fjalës së lirë.
“Aksioni opozitar do të vazhdojë në Kuvend, tashmë janë të njohura format”, tha ai.
Ai theksoi se shumica e qytetarëve është e zhgënjyer dhe pakënaqësia e tyre duhet të reflektohet edhe në reagim.
Sa i takon negociatave, Luçiano Boçi deklaroi se PD nuk i ka ofruar një pakt maxhorancës sipas të cilit ajo do të jepte ndihmën e saj për negociatat nëse Rama do të largonte ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke shtuar se Basha ka lobuar për çeljen e negociatave.
“Nuk ka pakt, është kërkesë qëytetare për të trguar se krimi luftohet dhe për ti treguar Europës që edhe vullneti I maxhorancës është që të largohet krimi nga niveli i lartë. Por nuk ka pakt se edhe Basha ka kërkuar që të happen negociatat, nuk ka lidhje kjo që po bën PD në krahasim me atë që bënte PS për të bllokuar procesin e itegrimit, dihen historitë epike me Griseldën dhe të tjera”, tha Luçianao Boçi.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...