Prej disa ditësh rresht, opozita nuk e ka lënë të “qetë” Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, e po e njëjta “thirrje” është dëgjuar këtë të mërkurë, pasi forumet rinore të PD e LSI po protestojnë poshtë këmbëve të godinës së ministrisë.
Protesta zhvillohet prej ditësh pavarësisht se deri më tani policia ka proceduar disa nga anëtarët e forumeve rinore të dy partive kryesore të opozitës. Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi u shpreh se protestat nuk do të ndalen, derisa nga zyra e Ministrisë së Brendshme të dalë I dorëhequr Fatmir Xhafaj.
Belind Këlliçi: I bindur të jetë Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe të gjithë shpura e Rilindjes se protestat e të rinjve do të vijojnë çdo ditë e më shumë. Ne do të vijojmë të dalim për të protestuar për një të drejtë që na takon, për një ëndërr të madhe të gjithë të rinjve, të prindërve tanë,të gjithë qytetarëve që duan të rrinë në Shqipëri dhe nuk duan një Shqipëri me kanabis, drogë dhe korrupsion. Është për të ardhur keq që në 2018 ne ende vijojmë me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156349033299909/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor