Google ADS

Sulmohen inspektorë të arsimit në Strugë

19:40 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Inspektorë të Inspektoratit shtetëror të arsimit sot janë sulmuar në Universitetin Ndërkombëtar Struga, nga ana e rektorit Armend Kadriu.

Inspektorët e arsimit janë munduar të kryejnë mbikëqyrje të çrregullt të Universitetit, por janë penguar nga Kadriu, i cili është kërcënuar dhe i ka ofenduar inspektorët.

Inspektorët janë munduar ta rikujtojnë rektorin se ata kanë ardhur zyrtarisht dhe për këtë vizitë ai ka qenë i lajmëruar një ditë më parë, po ata janë larguar nga objekti i universitetit duke iu thënë se rektori ka punë më të rëndësishme për të kryer.

Inspektorët në fjalë e kanë denoncuar këtë rast në Stacionin policor Strugë, ndërsa janë ankuar edhe tek drejtori i Inspektoratit se nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë punën e tyre.

Arsyet për inspektimin e çrregullt, jozyrtarisht mësohet të kenë qenë informatat për punë me dipolma të huaja, të cilat nuk kanë qenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme