Google ADS

Thaçi dekoron Bukoshin, e njeh si kryeministër të parë

17:51 | 6 Qershor 2018
M. A.

Presidenti Hashim Thaçi ka vazhduar shpërndarjen e panumërt të “Medalje Presidenciale”. Një të tillë ia ka dhënë edhe ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshin.

Ani pse diçka e tillë nuk do të thuhej nga Presidenti Thaçi kur drejtonte UÇK’në, tash i pari i vendit ka vlerësuar lartë kontributin që, sipas tij, ka pasur Bujar Bukoshi si kryeministër në ekzil gjatë viteve të ’90-ta.

“Kryeministrin e parë të Kosovës, Bujar Bukoshin, i cili ishte edhe iniciues i nënshkrimit të apelit të intelektualëve kundër suprimimit të autonomisë dhe pjesëmarrës në Rambuje, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë”, ka shkruar Thaci në Facebook.

Në fotografitë nga Zyra e Presidentit shihet se Thaçi e ka pasur mysafir edhe Ukë Rugovën, djalin e presidentit Ibrahim Rugova.

“Ish-kryeministri Bukoshi ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe punën e përbashkët në institucionet e Kosovës”, ka shkruar më tej Presidenti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme